Real Madridi ka të ngjarë të kërkojë një largim për Alvaro Odriozolën këtë verë dhe duket se Italia do të jetë sërish destinacioni i tij më i mundshëm.
Lojtari 27 vjeçar kaloi sezonin e kaluar si huazim te Fiorentina, por u kthye te Los Blancos verën e kaluar për të luftuar për vendin e tij.
Megjithatë, ai mbeti një nga lojtarët më pak të përdorur nga Carlo Ancelotti. Ish-mbrojtësi i djathtë i Real Sociedad luajti vetëm gjashtë herë, për 92 minuta, dhe regjistroi vetëm një start gjatë gjithë sezonit.
La Real ishte lidhur me një lëvizje për Odriozolën, por që atëherë ka marrë Hamari Traoren. Sipas Gazzetta della Serra, Odriozola është një nga dy opsionet që Juventus po shikon për të shtuar opsionet në krahun e djathtë, së bashku me Timothy Castagne të Leicester City.
Odriozola ka të ngjarë të mos kushtojë shumë, me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe pak interes për ta mbajtur atë nga skuadra e Real Madridit.
Ndërsa lojtari tregoi se mund të performojë ende në nivel të lartë kur ishte te Fiorentina, mund të bëjë që Bianconerët të shkojnë për të dhe jo për Castagne. /Telegrafi/