Telegrafi

Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata i është ofruar skuadrës së Barcelonës.

RAC1 raporton sot se agjentët spanjoll kanë njoftuar klubin katalunas se ish sulmuesi i Real Madridit është i gatshëm të transferohet në Camp Nou.

Spanjolli beson se do të ketë mundësi të paraqitet më shumë te kampioni i La Ligas se sa te skuadra aktuale e Chelseat nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Përpjekjet janë ende në fazën fillestare, por është e qartë se sulmuesi dëshiron të bëjë lëvizje larg Londrës.

Dhe inkurajimi për Moratën është se blaugranat kërkojnë të gjejnë një zëvendësues të sulmuesit Luis Suarez.

Lexo po ashtu Chelsea është gati ta shesë Moratan në janar

Një marrëveshje në formë të huazimit në janar mund të arrihet me kusht që të kartoni i lojtarit të blihet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndryshe, Alvaro deri më tani është paraqitur në 45 raste për The Blues dhe ka realizuar 16 gola. /Telegrafi/