Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë duke jetuar të ndarë pothuajse për një vit të të tërë.
Dyshja, të cilët u martuan në vitin 2014, kishin jetuar në shtete të ndryshme për 12 muaj, Kim në Calabasas ndërsa Kanye në Wyoming, shkruan Mirror.
Ndërkaq, Us Weekly ka raportuar se reperi shkonte te bashkëshortja e tij vetëm për t’i vizituar katër fëmijët.
“Kanye ka qëndruar për një vit në Wyoming. Kim ka shkuar një herë në pesë muaj atje”
“Ata kanë qenë duke kaluar kohë të ndarë, pasi Kanye shkoi në Wyoming dhe ky nuk është vendi ku jeta e tij është, familja, po ashtu shkolla është larg për fëmijët e tij”, është shprehur një burim tjetër.
Kjo vjen, pasi Kim kishte deklaruar se Kanye ka çrregullime bipolare, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar divorc nga ajo. /Telegrafi/