Telegrafi

Aludime të shumta në rrjet, Capital T zbulon statusin e tij

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie.

Këngëtari u raportua për një romancë me modelen Adrola Dushi, ndonëse nuk është pohuar asnjëherë nga dyshja.

Duke qenë se është aktiv në rrjete sociale, ai së fundmi mori vëmendje me një video të ndarë në TikTok.

Foto: Screenshot/TikTok

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Lexo po ashtu Capital T sjell një version të ri të këngës "Pi raki"

Fansat më pas nuk munguan me reagime, duke shkruar postime të tjera të këtij lloji.

@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag 🤣 #capitalt #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound – Capital T

Sidoqoftë, ai po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore dhe duke u përgatitur për albumin e tij të radhës.

“Pi raki” mban titullin kënga e fundit e reperit, që e solli më 14 shkurt (Shën Valentin). /Telegrafi/