Telegrafi

Altin Shira dhe Young Zerka lansojnë këngën e re “Sikur ta dije”

Foto: Screenshot/YouTube

Altin Shira dhe Young Zerka sot (e premte) kanë prezantuar këngën e re “Sikur ta dije”.

Projekti, i dyshes së njohur të skenës muzikore, është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Zerka bashkë me Kledi Bahitin, kurse ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga ritmike dhe me plot ngjyra besohet se do të pëlqehet nga fansat dhe publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit nga Shijaku.

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i tyre, marrë parasysh se ata i takojnë zhanreve të ndryshme muzikore. /Telegrafi/