Site icon Telegrafi

Alonso zbulon se kush e kishte shitur atë nga Liverpooli

GELSENKIRCHEN, GERMANY - FEBRUARY 25: Xabi Alonso of Real Madrid attends a press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 first leg match against FC Schalke 04 at Veltins-Arena on February 25, 2014 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka zbuluar se Rafael Benitez kishte vendosur për ta shitur atë nga Liverpooli.

Spanjolli në vitin 2008 ishte transferuar tek Real Madridi nga ‘Reds’. Alonso thotë se Benitez ishte ai që vendosi ta shiste atë, sepse sipas tij, Liverpooli në atë kohë kishte nevojë për para’, transmeton KosovaPress.

“Rafa erdhi tek unë dhe ishte shumë i qartë”, ka thënë Alonso.

“Ai më tha: ‘Xabi ne kemi nevojë për të holla për të nënshkruar më lojtarë të tjerë që unë ia dua’. Në mënyrë që të vijnë këto para, emri im ishte i pari në listë për t’u shitur”.

“I thashë: ‘Ok, Rafa nuk ka problem. Unë jam një profesionist. Unë i kuptoj këto gjera”, tha Alonso.

Ai ka shtuar se interesim për të ka pasur edhe nga Juventusi, por spanjolli kishte vendosur t’i bashkohet Real Madridit

Exit mobile version