Marcos Alonso, mbrojtësi 26-vjeçar i Chelseat është bërë njëri nga prioritetet kryesore të Barcelonës në afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi spanjoll konsiderohet nga klubi katalanas si “Eric Abidal i ri” dhe blaugranat janë gati të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.
“Blutë” e Londrës e blenë Alonson për 24 milionë funte në vitin 2016, por tashmë vlera e Alonso është rritur.
Nga ana tjetër La Liga është një kampionat i njohur për spanjollin, i cili më parë ka qenë pjesë e moshave të Real Madridit.
Alonso më parë ka luajtur me shumë sukses edhe te Fiorentina, teksa Barcelona dëshiron t’i ‘hakmerret’ Realit pasi firmosi me mbrojtësin e talentuar, Theo Hernandez. / Telegrafi/