Marcos Alonso thuhet se po e shtyn Chelsean të lejojë largimin e tij për një përvojë të re në Serie A me Interin.
30-vjeçari spanjoll nuk është i huaj për futbollin italian, pasi ka luajtur për Fiorentinën nga vitit 2013 deri më 2016.
Ai po lufton për kohën e rregullt të lojës në Stamford Bridge, veçanërisht nëse Emerson Palmieri mbetet, pasi ai dhe Ben Chilwell janë para tij në hierarki.
Alonso tashmë ishte lidhur me Interin si pjesë e ofertës së Chelseat për Achraf Hakimi, por kjo nuk u materializua kurrë, pasi mbrojtësi shkoi në Paris Saint-Germain.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Chelsea po kërkon 15-20 milionë euro për Alonson, ndërsa Interi do të preferonte një huazim me mundësi blerje.
Është raportuar në Itali se Alonso po e shtyn Chelsean për ta lënë atë të largohet, por kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.
Voglia di Inter: Marcos Alonso, nostalgia di Italia. Al Chelsea è chiuso e vuole giocare #Calciomercato https://t.co/YMnJ4v5J5X
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 24, 2021
Klubi anglez pagoi 23 milionë euro për të nënshkruar me Alonson nga Fiorentina në vitin 2016 dhe nuk është i interesuar të humb shumë nga shitja e tij.
Roma gjithashtu kishte treguar interes për spanjollin, para se të merrej vesh me Palmeiras për Matias Vina. /Telegrafi/