Dafina Zeqiri e ka sjellë këngën e re për fansat e saj, në bashkëpunim me DJ Geek.
“Alo” është titulli i projektit të ri, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producenti Cricket qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.
Liridon Berisha, Gesko dhe Dafina e kanë shkruar tekstin, ndërsa Lorenc Aliaj (Avaxus) e ka bërë masterizimin.
Elena Kelmendi e ka bërë konceptin dhe regjinë e videoklipit, me skenar të Dina Morinës.
Bashkëpunimi me Noizyn, “A don Love?”, është një prej projekteve të fundit shumë të suksesshme të Dafinës.
Videoklipi i kësaj kënge është publikuar para dy muajsh në YouTube dhe aktualisht numëron mbi 11.5 milionë shikime. /Telegrafi/