Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka pranuar se është në lidhje me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
Modelja dhe aktorja shqiptare që jeton në Turqi, Almeda Abazi, është prezente në Shqipëri dhe udhëheqë këtë vit festivalin Kënga Magjike, bashkë me Ardit Gjebrean.
Në hapjen e festivalit, vetë Almeda ka pranuar atë që po flitet tash e sa kohë në mediat në Turqi dhe Shqipëri, transmeton lajmi.net.
Ajo në një bashkëbisedim me Arditin ka zbuluar lidhjen me aktorin e njohur turk, Tolgaham Sayisman, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Çënarit./Telegrafi/