Site icon Telegrafi

Alma Lama fyen kritikuesit, por nuk ia ndien meqë “befasia” e saj u shpërblye me post: Qentë le të lehin, thotë ambasadorja!

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka reaguar ndaj atyre që e akuzuan për shitje vote, që ajo të fitojë postin e ambasadores në Itali. Sipas saj, ata që po e kritikojnë, po merren me “baltosjen e njerëzve të pastër”. Postimin e saj të plotë, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kukuvajkat nuk paskan te ndalur…

Ne vend qe te merren me punet e tyre per te cilat jane votuar dhe paguhen, merren me baltosje te te tjereve.

Ne vend qe te denojne njerezit qe kryejne krime apo vepra penale, merren me baltosjen e njerezve te paster.

Ne vend qe te mbajne pergjegjesi per deshtimet e tyre dhe mashtrimin qe ua bejne qytetarve, merren me intriga e shpifje.

Ne fakt eshte kultivimi i kesaj gjuhe jodinjitoze, qe i ben te terhiqen njerezit dinjitoze, dhe t’iu hapin rruge maskarenjve.

E rendesishme eshte se une do te vazhdoj te punoj per Kosoven, kudo qe te jem, brenda apo jashte saj. Kjo eshte e sigurte.

Qente le te lehin, karvani le te ece perpara, thote populli.

p.s. po me dhimbset shume koha qe e kam humbur me disa njerez qe i kam konsideruar miq dhe me vlera” (sic.), ka shkruar ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version