Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme të shtunën mbrëma përballë Veronës me rezultat minimal 1-0.
Zonja e Vjetër luajti shumë mirë, por iu anuluan dy gola derisa u desh minuta e 96-të realizoi mbrojtësi Andrea Cambiaso për t’i dhënë tre pikët skuadrës së tij.
Me këto tre pikë Juventus tani është lider në Serie A me 23 pikë të grumbulluara me shtatë fitore, dy barazime e një disfatë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur shumë i lumtur me tre pikët e fituara ndaj Veronës.
“Më vjen mirë sepse pashë në fushë një skuadër shumë të kthjellët dhe të rregullt. Jemi të parët, por edhe vendi i pestë nuk është larg. Kean nuk e meritonte zëvendësimin, por ishte ndëshkuar me karton të verdhë”.
“Iu anuluan edhe dy gola dhe u duk sikur nuk ishte mbrëmja e tij, por jam shumë i lumtur me paraqitjen e tij. Zhvilloi një ndeshje të bukur, mund të rritet edhe më shumë në aspektin e mentalitetit”, tha Allegri.
“Më bëhet qejfi sepse skuadra nuk hoqi dorë dhe besoj deri në fund. Krijuam shumë dhe është një kënaqësi të jesh i pari. Në skuadrën që ishte në fushë, vetëm tre futbollistë e kishin provuar edhe më parë këtë ndjesi”.
“Kenan Yildiz është pika ime e dobët dhe të gjithë e dinë këtë. Hyri shumë mirë në fushë dhe krijoi shanse, pastaj edhe Miretti bëri shumë mirë në momentin që u aktivizua. Kemi të rinj me shumë perspektivë, mos harroni Fagiolin”, tha Allegri.