Trajneri i Juventusit Max Allegri ka paralajmëruar ekipin se duhet të kenë respekt për Young Boys, kundërshtarit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Bardhezinjtë kanë fituar çdo ndeshje deri tani këtë sezon dhe do të përballen nesër (e martë) me skuadrën zvicerane në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ndaj Young Boys duket e lehtë në letër për klubin bardhezi, por trajneri Allegri iu ka thënë futbollistëve të tij se duhet të kenë respekt për ta dhe ta fitojnë ndeshjen.
“Ndeshjet janë për t’u luajtur dhe për t’u fituar”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
📝 | Squad confirmation for tomorrow night 💪⚪️⚫️💪#JuveYB #UCL #ForzaJuve pic.twitter.com/uCduJ67G9d
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 1, 2018
“Duhet të respektojmë Young Boysin pasi fitojnë shumë ndeshje dhe ata kanë një trajner të shkëlqyer”.
“Ata janë të mirë në topa të gjata dhe janë skuadrës fizike. Ne duhet të bëjmë një hap përpara nesër”.
🎙 @OfficialAllegri: "@PauDybala_JR and @MarioMandzukic9 will line up in attack tomorrow night."#JuveYB #UCL pic.twitter.com/nhsKN5h0RN
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 1, 2018
“Nesër ne duhet të arrijmë gjashtë pikë”.
Allegri foli edhe për zgjedhjet e tij në formacion dhe mungesat, ku konfirmoi Dybalan si titullar, teksa tregoi se nuk do luajnë Chiellini dhe Khedira. /Telegrafi/