Barcelona është klubi i vetëm që trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mendon se duhet ta shmangin në shortin për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër eliminoi Barçën sezonin e kaluar me një rezultat të përgjithshëm 3-0, por humbi finalen e vitit 2015 nga Blaugranët.
Juventusi gjithashtu mori vetëm një pikë nga dy ndeshje grupore në këtë sezon, pasi në takimin në Camp Nou u mposht me lehtësi.
“Skuadra e vetme që nuk dua në short është Barcelona”, ka thënë fillimisht Allegri një interviste për Viasport.
“Sepse çdo vit (ne shortojmë) Barcelonën, Barcelonën, Barcelonën … le të ndalet tani!”
“Do lëviz nga klubi këtë verë? Jo, sepse kam një kontratë deri në vitin 2020”, përfundoi Allegri.
Ndryshe, Juve u kualifikoi në çerekfinale pas eliminimit të Tottenham Hotspur, ndërsa skuadra e Ernesto Valverdes përballet me Chelsean në ndeshjen e kthimit në shtëpi, pasi në të parën luajtën 1-1 në Stamford Bridge.
Juventusi momentalisht është vetëm një pika prapa liderit në Serie A, Napolit dhe pritet të jetë pretendenti kryesor për të fituar titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/