Telegrafi

Allegri u kërkon tifozëve që të mos e fishkëllejnë Hernanesin

Massimiliano Allegri ka kërkuar nga tifozët e Juventusit që të mos i fishkëllejnë më Hernanesit dhe ta mbështesin mesfushorin brazilian.

31-vjeçari kaloi te Zonja e Vjetër në verën e kaluar nga Interi, mirëpo ka dështuar të tregohet i rëndësishëm për skuadrën në edicionin që shkoi.

Këtë sezon, ai akoma nuk e ka nisur asnjë ndeshje, ndërsa trajneri ka kërkuar nga tifozët që ta mirëpresin kur të hyjë në fushë.

“E vërej që kur luajmë në shtëpi, atë e fishkëllejnë. Mendoj se duhet ta respektojmë Hernanesin, sepse ishte shumë i rëndësishëm në sezonin e kaluar”.

“Të mos harrojmë fitoren në Mançester (ndaj Cityt), ai na ndihmoi ndaj Bayern Munichut në shtëpi kur u largua (Claudio) Marchisio.

“Në futboll të gjithë mund të bëjnë gabime, Hernanes është lojtar i rëndësishëm për Juventusin dhe duhet të mbetet i tillë”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/