Site icon Telegrafi

Allegri tregon për mungesat që kanë ndaj Romës: I grumbulluar është vetëm Morata, por as ai nuk mund të luaj

Juventus – Roma është derbi i xhiros së tetë në elitën e futbollit italian Serie A.

Dy gjigantët italianë do të përballën sonte me fillim nga ora 20:45 në Allianz Stadium në Torino.

Zonja e Vjetër në këtë takim ka disa mungesa të mëdha, për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me COVID-19.

Ka qenë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që ka konfirmuar se lojtarët si Paulo Dybala, Adrien Rabiot e Alvaro Morata nuk do të luajnë në këtë takim.

“Dybala nuk do të grumbullohet për ndeshjen e sotme, pasi është pak mbrapa me rikuperimin. Do ti duhen edhe 10 ditë për të zbritur në fushë”.

“Morata do të jetë në dispozicion, por nuk besoj se do të luajë. Edhe Rabiot do të mungojë dhe më vjen keq, pasi ishte në rritje konstante”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian ka thënë se Juve-Roma është gjithmonë një ndeshje e madhe.

“Juventus-Roma është gjithmonë një ndeshje e madhe, ku shpesh herë ka patur polemika. Mourinho i ka dhënë karakter skuadrës”.

“Janë para nesh në renditje dhe ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë në 7 ndeshjet e ardhshme, që të mos largohemi nga vendet e para të renditjes. Roma është një skuadër e mërzitshme për tu ndeshur”, tha Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version