Pas humbjes nga Interi në ‘Derby d’Italia, trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë kritika të shumta për formacionin, ku la në bankinë sulmuesin 90-milionësh, Gonzalo Higuain.
Trajneri italian i Juventusit la në bankën rezervë sulmuesin argjentinas dhe në vend të tij vendosi të luajë me Mario Mandzukic, por kjo zgjedhje nuk dhuroi rezultat për “Zonjën e Vjetër”.
Megjithatë, Allegri arsyeton vendimin e tij dhe mendon se nuk është faji i përzgjedhjes së lojtarëve në sulm, ai i cili ndikoi në rezultatin e ndeshjes.
“Mendova që do të luanim një ndeshje fizike dhe për këtë inkuadrova Mandzukicin, por edhe Higuain i pati minutat e veta”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.
“Jam i bindur se skuadra me të cilën e filluam ndeshjen ishte e duhura. Edhe po ta lija Marion jashtë, ju do të më pyesnit pse nuk luajti ai”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/