Site icon Telegrafi

Allegri tregohet i sinqertë: Fiorentina nuk e meritoi humbjen

Juventusi ka marrë një fitore shumë të madhe në udhëtim te Fiorentina në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Coppa Italia.

Përkundër se hasën në vështirësi të mëdha në këtë takim, Zonja e Vjetër fitoi falë një autogoli në minutën e fundit nga Venutti.

Pas ndeshjes ka qenë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që pa folur për këtë takim shumë të rëndësishëm.

Fillimisht tekniku italian tha se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe se rezultati i arritur është shumë i mirë.

“Ne i dinim vështirësitë që na prisnin në Firence dhe për të luajtur këtë ndeshje. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe kishim situata në të cilat nuk përfunduam pasimin e fundit, por djemtë ishin të mirë dhe sinqerisht kjo ndeshje ishte e vështirë, rrezikuam në fushë të hapur, por luajtëm me qetësi”.

“Rezultati 1-0 për ne është një rezultat i mirë që na bën të lumtur”, u shpreh Allegri.

Ai nuk është befasuar nga loja e bukur e Fiorentinës, teksa në fund të deklaratës dhe se vendasit nuk e merituan humbjen në këtë sfidë.

“Jo, nuk më befasoi aspak Fiorentina. Ne e dimë që ata luajnë përpara dhe që kanë aftësi të shkëlqyera teknike. Italiano po bën një punë të shkëlqyer, ai është shumë i mirë”.

“Gjë e mirë që e kemi rezultatin në anën tonë, por Fiorentina sigurisht që nuk e meritonte të humbiste”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version