Telegrafi

Allegri thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e përjashtoi Pogban nga skuadra

Juventusi ka marrë një fitore shumë të vlefshme në 1/8  finales në Ligën e Evropës ndaj Freiburgut me rezultat 1-0.

Por të gjithë u befasuan kur nuk e panë mesfushorin francez Paul Pogba në listën e futbollistëve të ftuar për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Ka qenë një vendim i trajnerit italian Massimiliano Allegri për ta përjashtuar nga skuadra për këtë duel francezin.

E pas fitores që Zonja e Vjetër e arriti para adhuruesve të vet, Allegri ka treguar arsyet se pse e përjashtoi Pogban.

Ka qenë një dënim për francezin i cili kishte shkuar me vonesë në takimin që ishte paraparë.

“Përjashtimi i Pogbasë ishte thjeshtë për faktin se ai erdhi me vonesë të mërkurën mbrëma, jashtë çdo respekti për pjesën tjetër të grupit dhe mendoj se bëra gjënë e duhur. Duke nisur nga e premtja do ta kemi të gatshëm në stërvitje”, deklaroi Allegri.

Lexo po ashtu Juventusi e përjashton Pogban për ndeshjen ndaj Freiburgut për arsye disiplinore

“Këtu ka rregulla dhe disiplinë dhe mendoj se i kemi dhënë një mësim. Ishte një vendim i natyrshëm dhe spontan nga ana e trajnerit dhe klubit. Gjoba më pas do të vijë automatikisht”, u shpreh trajneri italian.

Pogba e ka pranuar vendimin e trajnerit dhe të enjten mbrëma ishte në Allianz Stadium për ta përkrahur Zonjën e Vjetër nga tribunat. /Telegrafi/