Telegrafi

Allegri te Arsenali, Spalletti te Juve?

Mediat në Itali raportojnë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u ka thënë miqve të tij se do t’i bashkohet Arsenalit në verën e ardhshme.

Strategu italian pritet të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit, ndërsa shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Interi mendon edhe për Allegrin, Mou është një tjetër alternativë

Në ndërkohë, nga Topçinjtë pritet largimi i Arsene Wenger nga posti i afatgjatë si menaxher i klubit londinez.

Sipas burimeve të calciomercato.com, Allegri do të shkojë te Arsenali, pasi këtë tashmë ua ka thënë miqve dhe familjarëve të tij në Livorno.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se trajneri i Romës, Luciano Spalletti, mund të jetë zëvendësi i tij te Juventusi.

Italiani ka kontratë deri në fund të sezonit me Giallorossët, ashtu që mund ta pranojë ofertën eventuale të Bianconerëve. /Telegrafi/