Mediat në Itali raportojnë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u ka thënë miqve të tij se do t’i bashkohet Arsenalit në verën e ardhshme.
Strategu italian pritet të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit, ndërsa shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij.
Në ndërkohë, nga Topçinjtë pritet largimi i Arsene Wenger nga posti i afatgjatë si menaxher i klubit londinez.
Sipas burimeve të calciomercato.com, Allegri do të shkojë te Arsenali, pasi këtë tashmë ua ka thënë miqve dhe familjarëve të tij në Livorno.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se trajneri i Romës, Luciano Spalletti, mund të jetë zëvendësi i tij te Juventusi.
Italiani ka kontratë deri në fund të sezonit me Giallorossët, ashtu që mund ta pranojë ofertën eventuale të Bianconerëve. /Telegrafi/