CR7 po angazhohet më tepër te italianët se sa para një viti te madrilenët.
Kështu së paku mendon Masimilliano Allegri, i cili është i kënaqur me energjinë që Cristiano Ronaldo i ka sjell këtë sezon te Juventusi.
Në të vërtetë, trajneri italian thotë se statistikat po tregojnë se portugezi luan në një intensitet shumë më të madh se sa në sezonin e kaluar në Real Madrid.
“Në nivelin e të dhënave atletike, Cristiano po bën një sezon të shkëlqyer. Ai ka treguar më shumë intensitet këtu se sa te Madridi. Një vit më parë ishte në ‘pushime’, këtu filloi gjithçka nga fillimi”, tha strategu.
Këtë sezon, Ronaldo është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Juventusit, përveç ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit, në të cilën u pezullua.
Ai u zëvendësua vetëm dy herë, kundër Atalantas në ligë dhe Bolognas në Kupën e Italisë.
Theksojmë se 33-vjeçari deri më tani në 21 paraqitje për bardhezinjtë ka realizuar 15 gola. /Telegrafi/