Massimiliano Allegri është takuar me krerët e klubit në qytetin e Milanos.
Bianconerët tashmë kanë nënshkruar me Mattia Perin këtë verë, por janë afër që ta mbyllin edhe marrëveshjen me Emre Can.
Sot Allegri u pa duke u larguar nga një hotel në Milano dhe Sky shkruan se ishte me krerët duke e diskutuar strategjinë.
Mësohet se është folur për ardhjet e Aleksandr Golovin dhe Joao Cancelo.
Po ashtu flitet se Stefano Sturaro dhe Rolando Mandragora, mund të largohet.
Mësohet se krerët e klubit duan që ta njoftojnë trajnerin për të rejat e afatit kalimtar.
Juventusi do të kryej disa transferime këtë verë, pasi shumë lojtarë janë larguar. /Telegrafi/