Massimiliano Allegri thotë se nuk e ka problem që të bëjë një pushim njëvjeçar në rast se nuk merr ofertën e duhur pas largimit nga Juventusi.
Klube të shumta evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e 52-vjeçarit, siç janë Chelsea dhe Bayern Munichu, por ai nuk do të ngutet dhe do ta presë ofertën e ndonjë klubi që i pëlqen.
“Kur të vijë oferta, do të kthehem në bankë, përndryshe do të pushoj një vit. Nëse e kam mundësinë të zgjedh, do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen”.
“Ofertat konkrete? Akoma jo. Të flasim tash për të ardhmen, nuk ka ndonjë kuptim të flasim tash për të ardhmen”, ka deklaruar Allegri për DAZN.
Strategu italian e ka fituar titullin e Serie A në pesë sezonet sa ja qenë në krye të Juves, ndërsa beson se skuadra do të jetë akoma më e fortë në vitet në vazhdim. /Telegrafi/