Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri këmbëngul se ‘Scudetto’ është ende një rrugë e gjatë dhe me pikët aktuale, 63 pikë, është mezi e mjaftueshme për Ligën e Evropës.
Bianconerët kanë krijuar epërsi prej 10 pikëve në krye të Serie A pas fitores 4-1 të premten në mbrëmje ndaj Palermos, edhe pse Roma ende kanë një lojë më pak për të zhvilluar.
Me 13 ndeshje deri në fund të sezonit me këtë fundjavë, Juve janë në pole pozicion për Scudetton e gjashtë me radhë, por strategu italian ka qëndruar i rezervuar për këtë çështje.
“Me 63 pikë ne do mezi do marrim Ligën e Evropës” ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Roma dhe Napoli vetëm po fitojnë, kështu që ne ende kemi një rrugë të gjatë për të shkuar te titulli. Roma potencialisht mund të marrë 95 pikë, kështu që ne kemi nevojë për të marrë gjërat ndeshje pas ndeshje”, përcjell Telegrafi.
“Djemtë kanë mposhtur Palermo, tani mendojmë për Porto pastaj Empoli dhe Italia Coppa me Napolin”.
“Kështu, hap pas hapi. Ne kemi nevojë për të trajtuar atë me qetësi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/