Site icon Telegrafi

Allegri rreth akuzave kundër Ronaldos: Ajo është çështje private, lojtari do të luajë kundër Bolognas

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se Cristiano Ronaldo është “shumë i qetë” pas akuzave për ngacmime seksuale.

Portugezi tashmë është nën hetime për një ngjarje që thuhet të ketë ndodhur në vitin 2009 në shtetin amerikan të Nevadës.

Madje, gjykata e kësaj të fundit ka kërkuar që të bëhen testet e ADN-së së portugezit pas rihapjes së çështjes me Kathryn Mayorgan.

Megjithatë trajneri italian se asgjë nuk ka ndikuar te lojtari dhe se kjo është një çështje private e lojtarit.

“Rasti i Ronaldos është një çështje private. E pashë atë se është shumë i qetë. Ai do të luajë edhe gjatë ditës së shtune kundër Bolognas. Do t’i shohim veprimet e tija”, tha Allegri në një konferencë për shtyp në Torino.

Ndërkohë, sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, 34-vjeçarja ka paraqitur një raport në policinë amerikane pas incidentit se ka ndodhur në një suitë të një hoteli në vitin 2009.

Lexo po ashtu Gjykata e Las Vegasit detyron Ronaldon ta bëj testin ADN-së pas pretendimeve për përdhunim të një femre

Ajo më pas arriti një marrëveshje jashtë gjyqësore me 33-vjeçarin në vitin 2010, duke marrë 375 mijë dollarë amerikanë për të heshtur, por avokatët e saj besojnë se marrëveshja e mos-zbulimit është e pavlefshme. /Telegrafi/

Exit mobile version