Site icon Telegrafi

Allegri rrëfen fjalët që ia tha Benatias kur iu shqye fanella: Kur i vlon gjaku, bëhet i vështirë për t’u kontrolluar

(Foto: Getty Images)

Gjatë ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Atalantas pati një incident ndërmjet Medhi Benatias dhe Marten De Roon, me ç’rast ky i dyti ia shqeu fanellën futbollistit të Zonjës së Vjetër.

Gjithçka ndodhi në momentin e golit të dytë të realizuar nga Blaise Matuidi kur mbrojtësi i Juves ndodhej në zonën kundërshtare, ndërsa markuesi i tij e kapi për fanelle dhe nuk e lëshonte.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij incidenti, egjiptiani dukej tejet i tërbuar, madje nuk i bindej as trajnerit Massimiliano Allegri, i cili përpiqej ta qetësonte.

Lexo po ashtu Juve mposht Atalantan dhe distancohet në krye të tabelës

“Ishte një moment zemërimi, mirëpo më pas u qetësua. Përveçse është një lojtar i mirë, ai është edhe një djalosh i këndshëm, mirëpo në momente kur vlon gjaku, bëhet i vështirë për t’u kontrolluar”.

(Foto: Getty Images)

“I thashë që të qëndronte i qetë, sepse rrezikonte karton të verdhë për atë reagim”.

“Kur je në epërsi prej 2-0 dhe pranë fundit të ndeshjes, duhet ta përdorësh trurin”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

(Foto: Getty Images)

Me tri pikët e reja ndaj Atalantas, Juventusi është shkëputur në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Napoli që me javë të tëra ka qenë lider i Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version