Cristiano Ronaldo përballet me një periudhë të vështirë në përpjekje për t’u riaftësuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit – ka bërë të ditur Massimiliano Allegri.
Superylli portugez u lëndua në ndeshjen e kombëtares së tij dhe tashmë nuk do të luajë në disa takime të Bianconerëve, porse trajneri ka theksuar se nuk dihet se do të rikuperohet edhe për ndeshjen e garës evropiane.
“Cristiano po angazhohet që të kthehet, shpresojmë që ta kemi të gatshëm për Ajaxin, por do të jetë vështirë”.
“Ekzaminimet e sotme (e hënë) janë më të mira, këmba është shumë më mirë, pastaj do të bëhet një ekzaminim klinik dhe do të analizohen simptomat e lojtarit”.
‘Kanë mbetur edhe nëntë ditë, prandaj akoma kemi kohë që t’i shqyrtojmë gjërat bashkë. Ai po i bën gjërat që mund t’i bëjë aktualisht, ndërsa është normale që duhet pasur kujdes për gjithçka dhe të analizohen të gjitha”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/