Telegrafi

Allegri: Ronaldo e do një Top të Artë me Juventusin, ndeshja me Interin e madhe

Max Allegri e sheh ndeshjen ndaj Interit si shumë të vështirë, ndërsa Cristiano Ronaldon të motivuar për ta fituar ‘Topin e Artë’ me Juventusin.

Trajneri më i mirë në Itali për sezonin që lamë pas ka folur për derbin e Italisë që zhvillohet të premten kundër rivalëve Interit.

“Është një ndeshje e vështirë, interesante dhe e mrekullueshme, kundër një skuadre të madhe me shumë cilësi teknike. Ne do të duhet të sigurohemi se jemi gati, por skuadra është në gjendje të mirë dhe ne arrijmë në gjendjen më të mirë të mundshme”.

Juventus (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Është një ndeshje e madhe, ne jemi në një pozitë të mirë në krye të tabelës, Inter është i treti dhe po bëjnë shumë mirë”.

“Është ndeshja e vitit sepse është Derby d’Italia dhe është gjithmonë një nga më të vështirat”.

Cristiano Ronaldo përfundoi i dyti pas Luka Modriç në garën për Topin e Artë, ndërsa Allegri e sheh si motiv për portugezin.

Cristiano Ronaldo te Juventusi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Është zhgënjyes, pasi ai do të kishte merituar të fitonte atë për atë që bëri me Real Madridin. Ai nuk mund të kishte shkuar më shumë në Kupën e Botës me Portugalinë”.

“Motivimi i tij tani është të fitojë vitin e ardhshëm me Juventusin”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/