Telegrafi

Allegri: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Massimiliano Allegri ka folur për çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë.

Trajneri italian ka theksuar se nuk ka njohur në lidhje me ndarjen e çmimit, por sipas tij, sulmuesi i skuadrës së tij, Juventusit, Cristiano Ronaldo e meriton atë.

“Nuk e di kush do të jenë finalistët e Topit të Artë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo nuk do të shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimit 'Topi i Artë'

“Por, Ronaldo sigurisht që e meriton plotësisht këtë çmim”, përfundoi trajneri italian.

Ronaldo e ka fituar plotë pesë herë Topin e Artë

Megjithatë, nga mediat spanjolle dhe evropiane, Ronaldo nuk shihet si njëri nga finalistët për Topin e Artë.

Treshja e finalistëve pritet të jetë, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric.

Lexo po ashtu Spekulimet për Topin e Artë: Modric, Varane, Mbappe e Griezmann - favoritët kryesorë

Si finalistë shihet edhe ylli francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili gjithashtu është një fitues i Kupës së Botës me Francën.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë do të mbahet me 3 dhjetor në kryeqytetin e Francës, Paris. /Telegrafi/