Massimiliano Allegri ka folur për çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë.
Trajneri italian ka theksuar se nuk ka njohur në lidhje me ndarjen e çmimit, por sipas tij, sulmuesi i skuadrës së tij, Juventusit, Cristiano Ronaldo e meriton atë.
“Nuk e di kush do të jenë finalistët e Topit të Artë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.
“Por, Ronaldo sigurisht që e meriton plotësisht këtë çmim”, përfundoi trajneri italian.
Megjithatë, nga mediat spanjolle dhe evropiane, Ronaldo nuk shihet si njëri nga finalistët për Topin e Artë.
Treshja e finalistëve pritet të jetë, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric.
Si finalistë shihet edhe ylli francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili gjithashtu është një fitues i Kupës së Botës me Francën.
Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë do të mbahet me 3 dhjetor në kryeqytetin e Francës, Paris. /Telegrafi/