Trajneri i Juves, Max Allegri e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Daniele Rugani do ta fillojnë ndeshen ndaj Ajaxi.
Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në Amsterdam të mërkurën dhe fillon në ora 21:00.
“Nesër duhet të luajmë lojë sulmuesi më shumë se sa ndaj Atletico Madridit, pasi nuk mund ta lirojmë fushën pa shënuar të paktën një gol”.
Giorgio Chiellini dhe Emre Can janë të lënduar, ndërsa Ronaldo dhe Rugani do të luajnë nga minuta e parë.
“Vetëm nëse nuk ndodh ndonjë gjë, Ronaldo do të luajë. Është keq që nuk e kemi Chiellinin dhe Emre Canin,por të tjerët janë mirë”.
“Të kthehej Douglas Costa ishte e rëndësishme, ndërsa Paulo Dybala kishte një stërvitje të mirë në mëngjes. Rugani do të luajë në qendër, rast i mirë për të dhe ne jemi të lumtur”.
“Është e vërtet që Atletico janë ndryshe se sa Ajaxi, që janë më të hapur në sulm, pa duhet të jemi kujdes dhe të jemi të mençur në mbrojtje”.
“Ekipi është në formë të mirë, kemi zhvilluar stërvitje të mirë, mund të bëjmë hap të mriz për kualifikimin dhe në vikend kemi rast që ta marrim edhe titullin”. ka thënë Allegri. /Telegrafi/