Telegrafi

Allegri: Refuzimi i Dybalas nuk është një problem!

Massimiliano Allegri ka folur rreth Paulo Dybalas, i cili refuzoi t’ia jap dorën në momentin kur trajneri italian e zëvendësoi.

Paulo Dybala bëri një gjest të pahijshëm në momentin e zëvendësimit, duke mos respektuar urdhrat e Allegrit, por trajneri italian thotë se nuk ka ndonjë problem pasi ka moment kur futbollistët zemërohen me trajnerin.

Lexo po ashtu Tensione te Juve, Dybala refuzon t'ia zgjat dorën Allegrit pas zëvendësimit (Foto/Video)

“Të gjithë lojtarët duan të qëndrojnë në fushë dhe ai bëri shumë mirë për aq kohë sa ishte atje”, ka thënë fillimisht trajneri italian gazetarëve.

“Asgjë nuk ka ndodhur, lojtarët mund të zemërohen kur ata zëvendësohen. Gjëja e rëndësishme është se kur ata janë në fushë, të bëjnë atë që duhet bërë”, përcjell Telegrafi.

“Mund të ndodh ndonjë moment kur zemërohesh me trajnerit, por kur zëvendësohesh duhet të tregojmë respekt për shokun që hyn në lojë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/