Site icon Telegrafi

Allegri publikon listën për derbin lokal ndaj Torinos, rikthehet Dybala

Juventus (Getty Images)

Paulo Dybala është kthyer në skuadrën e Juventusit, pasi trajneri Massimiliano Allegri e ka ftuar për derbin e të dielës ndaj Torinos.

Juventusi është mysafirë i Torinos në ndeshjen e mesditës të së dielës, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 12:30.

Trajneri Max Allegri në një konferencë për shtyp ka bërë publik emrat e futbollistëve të ftuar, teksa e ka përmendur edhe rikthimin e Dybalas nga lëndimi.

Lexo po ashtu Juventusi publikon listën, Dybala nuk ftohet për ndeshjen me Tottenahmin

Megjithatë, trajneri italian ka theksuar se sulmuesi argjentinas mund të luaj vetëm rreth 30 minuta.

Përveç rikthimit të Dybalas, Zonja e Vjetër ka lajme tjera të këqija nga infermieria pasi Mario Mandzukic mungon shkaku i etheve, teksa të lënduar janë ende Blaise Matuidi dhe Juan Cuadrado.

Federico Bernardeschi është pjesë e futbollistëve të ftuar, edhe pse ishte në dyshim pas një problemi muskulor gjatë treningut të së premtes.

Lexo po ashtu Dybala afër rikthimit

Allegri pritet të luaj me një formacion të kombinuar ndaj Torinos, pasi nuk dëshiron të rrezikoj asgjë kur dihet se do të luaj pas disa javësh në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Atalantas dhe ndeshjen e kthimit ndaj Tottenhamit në Ligë të Kampionëve.

Skuadra e Juventusit për ndeshje ndaj Torinos: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Barzagli, Pinsoglio, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi

/Telegrafi/

 

Exit mobile version