Massimiliano Allegri ka përgëzuar futbollistët e tij pas fitores 2-0 ndaj Milanit, të cilët i quajti si rival historik.
Juventusi fitoi derbin e javës së 11-të në Serie A falë dy golave të shënuar nga argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili mori lëvdata të mëdha nga trajneri i tij Allegri.
“Ne duhet të përgëzojmë lojtarët tani, pasi të luash në San Siro nuk është kurrë e lehtë dhe Milani janë rivalë historikë. Në këto ndeshjet, forma zhduket”, ka thënë fillimisht Allegri për Sky Sport Italia.
“Ishte një paraqitje e mirë duke sulmuar dhe mbrojtur, kemi fituar një përplasje kokë më kokë dhe tani jemi përgatitur për të martën, duke synuar sigurimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut”.
“Mario Mandzukic dhe Kwadwo Asamoah bënë mirë mbrapa dhe bllokuan Suson. Ai është një lojtar i rëndësishëm i cili është vendimtar për Milanin me asistime dhe gola, kështu që ne e bëmë mirë që e neutralizuam atë”.
“Kjo ndeshje nuk duhet të jetë një pikë përfundimtare për Higuainin. Ai është në formë të mirë në këtë moment, por si gjithmonë kjo është një çështje e mentalitetit. Ai po ndihmon vërtet ekipin të luajë më mirë”.
“Gonzalo duhet të besojë në veten e tij shumë më tepër, sepse ai ka potencial të jashtëzakonshëm”.
“Napoli është në formë të jashtëzakonshme tani, ne duhet të sigurohemi se po luftojmë me ta dhe Interin në prill”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/