Juventus-Inter, derbi i Italisë vjen për të tretën herë në këtë sezon, por këtë radhë për trofeun e Kupës së Italisë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp ka folur për përballjen me Interit dhe veçorit e këtij takimi.
“Mbetem i qetë: për ta fituar do të duhet durim dhe qartësi. Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira të kampionatit”.
🛫 TRN 🇮🇹 FCO 🛬#JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa #ForzaJuve pic.twitter.com/ffLWzHv81n
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 10, 2022
“Është një Juve-Inter, një ndeshje që ka qenë gjithmonë shumë e ekuilibruar. Ndoshta episodi i duhur vjen pas dy minutave të para dhe ndeshja zhbllokohet. Është e rëndësishme ta përballojmë ndeshjen me qetësi dhe kompaktësi”, deklaroi fillimisht ai.
Finalja e Kupës së Italisë, për Juventusin, vitet e kaluara ishte si qershia mbi tortë, ndërsa këtë vit i vetmi trofe që mund ta fitojnë.
“Dhe tani është e gjithë torta. Kështu që ne do të bëjmë gjithçka për ta sjellë këtë trofe në shtëpi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe të jemi të kthjellët. Është e rëndësishme të fillojmë sërish të fitojmë”.
Bianconeri 𝗠𝗢𝗢𝗗 👊⚪⚫#JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 10, 2022
“Ne e nisëm keq dhe patëm një ecuri të gjatë. Luajtëm në Ligën e Kampionëve, u eliminuam, por çdo vit përpiqemi të përmirësohemi. Nëse e fitojmë, nuk do ta konsiderojnë një sukses të rëndësishëm, por nëse e humbim, do të jetë një sezon katastrofik për Juventusin. Ne, në ekip dhe në klub, bëjmë vlerësime të ndryshme”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/