Massimiliano Allegri ka folur rreth marrjes së detyrës së trajnerit të Arsenalit.
Italian është përfolur si një pasardhës i Arsene Wengerit te skuadra londineze.
“Unë kam kontratë të vlefshme edhe për një vit e gjysmë. A do të largohem? Ne duhet të ecim përpara, ne po zhvillohemi dhe ky është viti im i tretë te Juventusi. Shpresoj që do të vazhdojë, por kjo do të varet prej udhëheqësve të ekipit dhe meje. Ne do të shohim në qershor”, tha Allegri.
Trajneri italian ka fituar tre tituj të Serie A ndërsa Arsenali herën e fundit kampion i Ligës Premier është shpallur në vitin 2004. /Telegrafi/