Telegrafi

Allegri pas fitores ndaj Interit kërkon vendin e parë në Serie A

Tekniku italian ka lavdëruar paraqitjen e Alvaro Moratas, ndërsa ka kërkuar vendin e parë në Serie A.

“Morata bëri një ndeshje të mirë sonte si në aspektin teknik, ashtu edhe atë psikologjik. Ai ishte i qetë nga pika e bardhë dhe po ashtu edhe te goli i dytë”.

“Aktualisht Juventusi ishte në formë të mirë, kemi bërë një paraqitje të mirë kundër një Interi të fortë. Ishim të organizuar mirë në mbrojtje, por mund të kishim bërë më mirë në sulm. Por, kjo ishte një fitore e madhe për klubin dhe fansat”.

“Ne jemi të dytët në Serie A, kështu që duhet të bëjmë përpjekje të dalim të parët, por nuk duhet të harrojmë se ende nuk kemi arritur finalen, pasi kemi edhe 90 minuta në San Siro”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/