Telegrafi

Allegri: Paraqitje e shëmtuar e Juves

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi bëri një paraqitje të shëmtuar kundër Lazios dhe kundërshtari e meritoi fitoren në Superkupën e Italisë.

Bianconcelestët fituan me rezultat 3-2, ndërsa deri në minutën e 85-të ishin në epërsi prej 2-0 dhe ishin skuadra që luajti më mirë.

Lexo po ashtu Drama e Superkupës përfundon me fitoren e Lazios (Video)

“Pa e përmendur golin (e tretë në fund), ku nuk ishim aspak të mençur, Lazio e meritoi fitoren”.

“Ata luajtën më mirë, ne nuk luajtëm aspak deri në 30 minutat e fundit dhe duhet ta shqyrtojmë këtë gjë, të kthehemi me këmbët në tokë”.

“Do të jetë një sezon i vështirë dhe duhet ta kuptojmë që tani”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.

“Lojtarët e Lazios luajtën me mprehtësi dhe ishin më të shpejtë në top, në momentin kur i patëm rastet, ne i shfrytëzuam”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/