Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ishte gjyqtari Oliver ai që dha një penalti kontraverse në fund të duelit që ja mundësoi Ronaldos të shënojë për 3-1 dhe të anulojë performancën fantastike të Juves për 92 minuta në Bernabeu.
Vet Allegri nuk e komentoi referimin, por tha se u shpreh i zhgënjyer për lojtarët.
“Nuk dua të gjykoj atë që bëri gjyqtari”.
“Ndihem keq për djemtë të cilët bënë mirë në Torino për 60 minuta dhe nuk shënuan gola të cilat i bënë sonte. Penaltia ishte e kundërta e asaj që ndodhi në Torino me Cuadradon. Siç kam thënë edhe më herët, ai incident e vendosi kualifikimin”.
“Ne merituam të shkojmë së paku në vazhdime, pasi kam pasur edhe dy zëvëndësime që kanë mundur të na japin një shtytje përpara në lojë”.
“Ose është dashur t’i bëj më herët zëvëndësimet dhe të rrezikoj gjithçka ose të pres në vazhdime për të zgjidhur situatën. Ne nuk ishim në rrezik në fund të ndeshjes”.
“Tash fokusohemi në Scudetto që ta sjellim atë në shtëpi. Ne duhet të jemi më të fortë pasi gjëra të tilla duhet t’i lejojmë të na forcojnë”, deklaroi Allegri për Mediaset pas ndeshjes. /Telegrafi/