Masssimiliano Allegri ka folur para ndeshjes miqësore kundër Barcelonës.
Neymar është pranë largimit prej Barcelonës ndërsa mediat spanjolle raportojnë se katalonasit do ta zëvendësojnë me Paulo Dybalan.
Megjithatë, këto shkrime nuk e shqetësojnë trajnerin italian, i cili ka besim të plotë se argjentinasi do të qëndrojë te kampioni italian, Juventus.
“Unë nuk kam frikë ta humbas Dybalan. Nuk e di se ç’po ndodh me Neymarin dhe PSG-në. Pra, nuk dihet nëse Barcelona do të kërkojë ta zëvendësojë brazilianin. Unë mund të kontrolloj situatën, kështu që nuk jam i shqetësuar”, tha Allegri.
Kujtojmë se Neymar pritet të kalojë te skuadra franceze e Paris Saint-Germain. /Telegrafi/