Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka cilësuar Grupin H si grup të vështirë.
Juventusi është caktuar që të përballet me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boys.
I konsideruar si një prej grupeve më të vështira, cilësim të tillë ky grup mori edhe nga trajneri i skuadrës favorite në këtë grup, Massimiliano Allegri.
https://twitter.com/OfficialAllegri/status/1035218305597014017
“Një grup i vështirë, me klube që kanë vlerë të madhe dhe traditë të madhe, me stadiume historike: Kjo është Liga e Kampionëve e re”, u shpreh Allegri në Tëitter.
Allegri duket se e ka cilësuar si një risi në Ligën e Kampionëve rivalitetin e madh mes skuadrave pjesëmarrëse.
Juventusi cilësohet favorit në Grupin H pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi. /Telegrafi/