Telegrafi

Allegri në pritje të vazhdimit të kontratës

Juventusi është duke menduar që t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit Massimiliano Allegri.

48-vjeçari është duke e udhëhequr Zonjën e Vjetër drejt triumfit të pestë radhazi në Serie A, kurse nw sezonin e kaluar e kishte dërguar në finale të Ligës së Kampionëve, për të humbur më pas nga Barcelona, transmeton Koha.net.

Italiani kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea, por ai i kishte mohuar zërat se do të bashkohet me klubin anglez.

Ai ka pak më tepër se një vit në kontratën aktuale, kurse pritet t’i ofrohet vazhdimi i saj deri në vitin 2019.

Ndërsa njoftohet se do të ketë edhe rritje të pagës për një milionë euro dhe bonuset. Aktualisht ai përfiton 3.5 milionë euro në vit.