Ditë më parë u flit se Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi dhe pas kësaj menjëherë në skenë ka dalë emri i Arsenalit.
Arsene Wengerit i skadon kontrata në fund të vitit dhe klubi nuk e ka ndërmend të vazhdojë me të edhe pse gjendet në krye të klubet në 20 vitet e fundit.
Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, klubi londinez i ka filluar kontaktet me Allegrin.
Vet Allegri në të shkuarën ka qenë i hapur për ta drejtuar një skuadër në Ligën Premier.
Përveç italianit, pëlqehet edhe trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. /Telegrafi/