Telegrafi

Allegri në bisedime të avancuara me Chelsean, ia propozon edhe tre futbollistë të Juventusit për t’i transferuar

Max Allegri (Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është në bisedime të avancuara me Chelsean për të zëvendësuar Antonio Conten, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Trajneri italian, Conte pritet të largohet sipas të gjitha gjasave nga Stamford Bridge në fund të sezonit aktual.

Largimi i tij nga Blutë e Londrës ka bërë që drejtuesit e klubit të vihet në gjah për një trajner të ri.

Lexo po ashtu Conte nuk e di nëse do të qëndrojë te Chelsea

Luis Enrique, Leonardo Jardim dhe Carlo Ancelotti janë përfolur si emrat më të mundshëm për të zëvendësuar Conten, por tani favorit mendohet të jetë Allegri.

Në të vërtetë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, negociatat janë në një fazë ku Allegri ka diskutuar edhe planet e transferimeve të verës me drejtuesit e Chelseat.

Federico Bernardeschi (Getty Images)

Italiani ka treguar se dëshiron që të nënshkruhet me tre lojtarë nga skuadra e tij e tanishme, Juventusi, ku të tre luajnë në mesfushë.

Miralem Pjanic (Getty Images)

Rodrigo Bentancur, Miralem Pjanic janë si mesfushorë qendre, ndërsa Federico Bernardeschi si lojtar krahu – që do të nënshkruhen pas studimit të dobësive në ekipin e Contes.

Rodrigo Bentancur (Getty Images)
Lexo po ashtu Allegri largohet, Ancelotti te Juve?

Allegri dhe Juve janë kuptuar të marrin në konsideratë pozicionin e tij pas Ligës së Kampionëve të kësaj jave, pas përfundimit  të ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit.

Ndryshe, marrëveshja aktuale e Allegrit me Bianconerët është e vlefshme deri në vitin 2020. /Telegrafi/