Masimiliano Allegri ka folur për ndeshjen e kthimit mes Interi dhe Juventusit, takim i vlefshëm për gjysmë finalet e Kupës së Italisë.
Përbalja e parë përfundoi 3-0 për bardhezinjtë, por Allegri shprehet se gabimet nuk lejohen pavarësisht rezultatit të arritur në takimin e parë, ndaj skuadra duhet të tregohet e kujdesshme.
Më tej Allegri foli dhe mbi gjendjen fizike të mesfushorit Claudio Marchisio “Do të në duhet të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje, pasi Inter ka lojtarë shumë teknik në sulm. Rezultati i takimit të parë për mua nuk do të thotë asgjë, pasi në futboll gjithçka mund të ndodh. Për sa i përket formacionit, në portë do të jetë Neto, ndërsa në sulm po mendoj të hedh dyshen Zaza-Moratta”.
”Barzgali besoj se do të qëndrojë në stol pasi i nevojitet pak pushim. Marchisio sot ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, nuk di të them nëse do të luaj apo jo. Përsa i përket lojtarëve që rrezikojnë finalen për shkak të kartonëve, mund të them se nëse ndonjëri prej tyre e humb atë atëherë do të luajë dikush tjetër”.