Telegrafi

Allegri: Ndeshje të mrekullueshme futbolli ndaj Realit, kalojmë tutje nëse luajmë mirë dhe jemi me fat

Allegri - Zidane (Getty Images)

Massimiliano Allegri beson se Juventusi po ‘rritet’ me kohë, ndërsa shortin e çerekfinales  të Ligës së Kampionëve që e sheh përballjen me Real Madridin, e ka cilësuar si një ndeshje të mrekullueshme.

Juve kanë mundësinë të marrin hak kundër Real Madridit në fazën e çerekfinales pas humbjes 4-1 ndaj spanjollëve në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.

“Madrid? “Këto do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të futbollit”, ka thënë fillimisht Allegri.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Juventus - Real Madrid ndeshja kryesore

“Nëse luajmë mirë dhe jemi me fat, do të kalojmë. Nëse nuk e bëjmë, do të shkojmë në shtëpi. Ne duhet të jemi krenarë të jemi mes tetë më të mirëve të Evropës”.

Juventusi u mposht në finale nga Reali në sezonin e kaluar (Getty Images)

“Ne jemi duke punuar për të luajtur në ndeshje si këto. Ne mundëm Barcelonën në çerekfinale sezonin e kaluar kështu që ndoshta do të fitojmë edhe këtë”.

“Ashtu siç thashë tre ditë më parë, ata janë favoritë për Ligën e Kampionëve. Nëse i mposhtim ata, do të jemi dy herë më të lumtur”.

Lexo po ashtu Nedved: Nuk do të përsëritet finalja e Cardiffit

“Ekipi po rritet fizikisht dhe mentalisht. Ne jemi duke u rritur në pjesët përfundimtare të ndeshjeve. Ne po kuptojmë se si të sulmojmë dhe të mbrojmë më mirë, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për fundin e sezonit”.

“Ne duhet të përgatitemi më mirë, por do të flasim për të pas festës së Pashkëve”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/