Massimiliano Allegri beson se Juventusi po ‘rritet’ me kohë, ndërsa shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve që e sheh përballjen me Real Madridin, e ka cilësuar si një ndeshje të mrekullueshme.
Juve kanë mundësinë të marrin hak kundër Real Madridit në fazën e çerekfinales pas humbjes 4-1 ndaj spanjollëve në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.
“Madrid? “Këto do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të futbollit”, ka thënë fillimisht Allegri.
“Nëse luajmë mirë dhe jemi me fat, do të kalojmë. Nëse nuk e bëjmë, do të shkojmë në shtëpi. Ne duhet të jemi krenarë të jemi mes tetë më të mirëve të Evropës”.
“Ne jemi duke punuar për të luajtur në ndeshje si këto. Ne mundëm Barcelonën në çerekfinale sezonin e kaluar kështu që ndoshta do të fitojmë edhe këtë”.
“Ashtu siç thashë tre ditë më parë, ata janë favoritë për Ligën e Kampionëve. Nëse i mposhtim ata, do të jemi dy herë më të lumtur”.
“Ekipi po rritet fizikisht dhe mentalisht. Ne jemi duke u rritur në pjesët përfundimtare të ndeshjeve. Ne po kuptojmë se si të sulmojmë dhe të mbrojmë më mirë, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për fundin e sezonit”.
“Ne duhet të përgatitemi më mirë, por do të flasim për të pas festës së Pashkëve”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/