Massimiliano Allegri ka thënë se barazimi pa gola ndaj Barcelonës ishte një ndeshje “e mrekullueshme në nivel taktik” teksa ishte i impresionuar nga përmirësimet në mbrojtjen e ekipit të tij.
Juventusi barazoi pa gola ndaj Barcelonës para publikut vendas duke lënë hapur llogarinë për sfidën e fundit.
Bianconerët udhëtojnë në Greqi për t’u përballur me Olympiacosin dhe çdo rezultat pos fitores – nëse edhe Sportingu fiton – e rrezikon kualifikimin e kampionit të Italisë.
“Ishte ndeshje e mrekullueshme në nivel taktik, 0-0 i jonë i parë i sezonit i bërë ndaj Barcelonës, ndaj një ekipi që mbrohet shumë mirë këtë sezon”.
“Ne është dashur të jemi më të shpejtë në kundërsulme, do të kishim më shumë mundësi, por në pjesën e dytë ata na ndalën që ta bëjmë këtë. Ne e patëm goditjen e Costas dhe më pas rastin e Dybalas në fund”.
“Ishte pikë e rëndësishme, pasi që na lejon të shkojmë në Olympiacos dhe na mundëson të luajmë një lojë ku një pikë nuk na mjafton. Na duhet një fitore, ose mund të kualifikohemi edhe me humbje – varësisht çka bën Barcelona”, potencoi Allegri.
Secili vit sipas Allegrit është ndryshe dhe ai refuzoi krahasimet e gazetarëve me ndeshjet e Juves ndaj Barcës për vitin e kaluar. /Telegrafi/