Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka folur për ndeshjen me Milanin.
Ai ka thënë se do të jetë ndeshje e ekuilibruar. Allegri ka folur edhe për ish futbollistin e tij Leonardo Bonucci, por edhe për rikthimet nga lëndimet.
“Juventus – AC Milan, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, duhet të përgatitemi mirë”.
“Leonardo Bonucci? Besoj se për të do të jetë një mbrëmje speciale. Leo i ka dhënë shumë Juventusit, por edhe Juventus i ka dhënë shumë atij. Ai ka marrë një vendim, vendosi për një klub të ri”.
“Juventus – Real Madrid, duhet ta kemi synimin ta mposhtim një prej ekipeve më të forta në botë. Do të jetë një mbrëmje ndërkombëtare, por objektivi ynë mbetet Serie A”.
“Juan Cuadrado do të jetë rezervist ndaj AC Milan. Ai është mirë, njësoj sikurse Giorgio Chiellini, i cili do të luajë”.
“Douglas Costa ka kualitete që në botën e futbollit i kanë pak futbollistë, duhet të jetë më konkret”.
“Gonzalo Higuain ka kaluar dëshpërimin e humbjes nga Spanja. Mario Mandzukic është mirë. Nga nesër nuk guxojmë më të gabojmë”.
“Në portë do të jetë Gianluigi Buffon. Është pothuajse e sigurt se nga minuta e parë ndaj AC Milan do të luajë Stephan Lichtsteiner”, ka thënë Allegri.
Ai ka shtuar se talenti Federico Bernardeschi, nuk ka nevojë të operohet. /Telegrafi/